Ky është roli që Zendaya kërkon të ketë një ditë në Hollywood

Mediale Vip

Ky është roli që Zendaya kërkon të ketë një ditë në Hollywood

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 16:45
Zendaya

Edhe pse vetëm 26 vjeç, Zendaya është një nga aktoret më të kërkuara në Hollywood dhe një nga më të paguarat. Ajo ka luajtur në filma të suksesshëm si ‘Spider-Man: No Way Home’ dhe ‘Dune’, si dhe seriale si ‘Euphoria’, i cili aktualisht është në sezonin e tretë në ‘HBO Max’.

Në një nga intervistat e saj së fundmi për “Elle”, aktorja ka folur se çfarë mundësish do të dëshironte të kishte në Hollywood.

“Do të më pëlqente të luaja një lloj filmi horrorr. Ndjehem sikur zakonisht luaj vajzën e mirë, kështu që do të doja të luaja atë të keqen.”, tha ajo.

Nga ana tjetër, përveç këtij roli, Zendaya dëshiron të shfrytëzojë rrugë të tjera si regjia. Në fakt, në sezonin e dytë të ‘Euphoria’ ajo ishte gati të dilte pas kamerës në një episod.

“Unë dua të drejtoj një ditë, të drejtoj një film, shpresoj më shumë se vetëm një,” shtoi Zendaya.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat