Taylor Swift njofton se filmi i koncertit të Eras Tour do të vijë në kinematë e Amerikës Veriore

Mediale Vip

Taylor Swift njofton se filmi i koncertit të Eras Tour do të vijë në kinematë e Amerikës Veriore

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 00:58
Taylor Swift

Taylor Swift këngëtarja që me turneun e saj është duke thyer rekorde ka njoftuar për publikimin e një filmi të koncertit Eras Tour në kinematë në Amerikën Veriore.

Kjo u bë e ditur sot pasi që Swift publikoi në Instagram trailerin e plotë të filmit, shkruan Dailymail.

“Turne Eras ka qenë përvoja më kuptimplotë e jetës sime deri më tani dhe jam e lumtur t’ju them se do të vijë së shpejti në ekranin e madh”, ka shkruar ajo.

Image
Taylor Swift

Taylor tha që nga data 13 tetor të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi ta shohin filmin e koncertit ne kinematë e Amerikës Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat