Habit Princ Harry, plas deklaratën e fortë për Mbretin Charles: Baba i keq

Mediale Vip

Habit Princ Harry, plas deklaratën e fortë për Mbretin Charles: Baba i keq

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 09:32
Familja Mbretërore

Princi Harry ka bërë një deklaratë mjaft të fortë ndaj Mbretit Charles, duke e akuzuar atë si baba të keq, duke thënë se e ka lënë “të vetëm” gjatë procesit të pikëllimit pas vdekjes së Princeshës Diana.

Mediat e huaja shkruajnë se akuzat kundër mbretit Charles janë shpërndarë në dokumentarin e Princit Harry të quajtur “Heart of Invictus”.

Në video, Duka i Sussex tregoi izolimin dhe dhimbjen që ‘ndiente vetëm’ në moshën 12-vjeçare.

Ai e filloi bisedën duke thënë: “Lufta më e madhe për mua ishte se askush rreth meje nuk mund të më ndihmonte vërtet.

"Unë nuk e kisha atë strukturë mbështetëse, atë rrjet ose atë këshillë eksperti për të identifikuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë me mua”.

“Duke humbur nënën time në një moshë kaq të re, traumën që pata nuk e dija kurrë”, shtoi ai në mes të bisedës.

“Ajo nuk u diskutua kurrë, dhe unë nuk fola në të vërtetë për të dhe e shtypa atë siç do të kishin bërë shumica e të rinjve të tjerë", vijoi Princ Harry.

Marrëdhënia mes babë e bir ende nuk është e mirë, kjo pasi Harry hoqi dorë nga privilegjet mbretërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat