“Po lutemi për një mrekulli” - Ja si është gjendja shëndetësore e Celine Dion

Mediale Vip

“Po lutemi për një mrekulli” - Ja si është gjendja shëndetësore e Celine Dion

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 15:20
Këngëtarja e mirënjohur Celine Dion

Këngëtarja e mirënjohur Celine Dion prej kohësh tashmë po vuan nga sëmundja ‘Stiff-person syndrome’, gjë që e ka detyruar këngëtaren të largohet nga muzika e të luftojë për shëndetin e saj.

Gjatë një interviste për revistën “Hello” motra e artistes, Claudette Dion u shpreh se ajo dhe familja e saj po bëjnë çdo gjë për të ndihmuar motrën e saj në mënyrë që ti lehtësojnë sadopak dhimbjen.

“Ajo po bën gjithçka për t’u rikuperuar. Ajo është një grua e fortë.“- tha ajo gjatë intervistës. Është një sëmundje për të cilën dimë shumë kaq pak. Ka konvulsione të cilat janë ato janë të pamundura për t’u kontrolluar. Ka pak gjëra që mund të bëjmë për ta mbështetur atë, për të lehtësuar dhimbjen e saj. Së  bashku me shumë doktorë dhe studiues po përpiqemi që të gjejmë një ilaç për këtë sëmundje të tmerrshme”.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, sindroma e personit të ngurtë është një “çrregullim i rrallë neurologjik progresiv që mund të shkaktojë ngurtësim të muskujve, krahë dhe këmbë dhe kjo sëmundje prek një në një milion njerëz”.

Motra e tyre Linda dhe burri i saj që atëherë janë zhvendosur në shtëpinë e Celine në Las Vegas  për tu kujdesur për këngëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat