Princi Harry dhe Meghan Markle shfaqen në koncertin e Beyonces në Kaliforni

Mediale Vip

Princi Harry dhe Meghan Markle shfaqen në koncertin e Beyonces në Kaliforni

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 10:47
Princi Harry dhe Meghan Markle me Beyoncen

Princi Harry dhe Meghan Markle morën pjesë në një shfaqje të “Renaissance World Tour” të Beyonce në stadiumin SoFi në Kaliforni të premten mbrëma.

Në një foto të shpërndarë në Twitter, Duka dhe Dukesha e Sussexit vendosën të shijojnë koncertin në një vend privat.

Markle – e cila qëndronte në rresht pas nënës së saj, Doria Ragland – ndoqi kërkesën e ditëlindjes së këngëtares “Cuff It” për fansat e saj që të vishnin ngjyrë të argjendtë në shfaqje.

Harry gjithashtu veshi një xhaketë argjendi mbi një këmishë gri dhe një palë pantallona të bardha.

Kjo nuk është hera e parë që Harry, 38 vjeç dhe Markle, 42 vjeçe takohen me yllin e “Break my soul”.

Sussex-ët biseduan këndshëm me Beyonce dhe bashkëshortin e saj, Jay-Z, në premierën në Londër të “The Lion King” në verën e vitit 2019 ndërsa u takuan për herë të parë.

Ikona e muzikës pop nga ana tjetër e lavdëroi publikisht Markle për guximin pas intervistës me Oprah Winfrey, gjatë së cilës ish-ylli i “Suits” diskutoi përvojën e saj raciste me familjen mbretërore.

Harry dhe Markle tani banojnë në një rezidencë në Montecito, Kaliforni, me dy fëmijët e tyre: Archie dhe Lilibet.

Muajin e kaluar, Markle mori pjesë në turneun “Eras” të Taylor Swift në Inglewood, Kaliforni.

Të njëjtit u larguan nga detyrat dhe jeta mbretërore në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat