Luiz Ejlli njofton se ka gati këngën e re

Mediale Vip

Luiz Ejlli njofton se ka gati këngën e re

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 11:50
Luiz Ejlli

Ai duket se ka gati edhe projektin e radhës.

Dhe Luiz Ejlli me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale ka bërë të ditur se është në finalizim të këngës së re.

Artisti shkodran ndërkohë ka publikuar një imazh të shkëputur nga videoklipi i ri.

Image
Luiz Ejlli

Kjo nuk dihet nëse është bashkëpunimi me Ghetto Geasyn ashtu siç paralajmëroi apo ndonjë këngë e tij solo.

E fundit e lansuar nga fituesi i Big Brother VIP Albania 2 është “Dedikim” – projekt ky që i kushtohet partneres së tij, Kiara Titos.

Megjithatë, ky nuk është dedikimi i vetëm pasi një të tillë e solli edhe gjatë kohës sa ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Çifti theksojmë se u njohën e u martuan po ashtu gjatë asaj kohe, duke u kthyer tani ndër më të pëlqyerit nga publiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat