Hailey Bieber në pritje të fëmijës së saj të parë?

Mediale Vip

Hailey Bieber në pritje të fëmijës së saj të parë?

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 23:14
Hailey Bieber dhe Justin Bieber

Hailey Bieber nxiti thashethemet në lidhje me shtatzëninë e saj pasi ajo ndau një postim në lidhje me “dëshirat për shtatzëni” në rrjetet e saj sociale.

Fansat e modeles kanë spekuluar se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me Justin prej shumë kohësh.

Megjithatë, as Hailey dhe as përfaqësuesit e saj nuk kanë konfirmuar apo folur për spekulime të tilla.

Ndërkohë, një ri-postim nga Hailey ndezi sërish bisedën pasi ajo hyri në Instagram për të folur për zakonet ushqimore të grave shtatzëna.

Ajo ri-postoi videon e influencueses së mediave sociale Lauren Perez në historitë e saj, e cila e shfaqte atë duke mbajtur një donut me lulushtrydhe nga Krispy Kreme.

“Mëngjesi i kampionëve. Duke i dhënë dëshirat e mia @rhodeskin X @krispykreme me lustër luleshtrydhe për donut. Ily @haileybieber,” shkroi Lauren.

Më pas Hailey shkroi: “Ne na pëlqen të plotesojmë një dëshirë në shtatzëni”.

Image
Postimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat