Ledri Vula pubikon me videoklip këngën “Po du me nejt”

Mediale Vip

Ledri Vula pubikon me videoklip këngën “Po du me nejt”

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 20:40
Ledri Vula

Reperi i njohur, Ledri Vula po vazhdon punën në projekte të reja muzikore.

Ndonëse sezonit të verës po i vije fundi dhe reperi ka njoftuar se tashmë ka përfunduar me koncertet në këtë periudhë, ai nuk i ka lënë anash të tjera angazhime.

Së fundmi rap-artisti ka publikuar videoklipin e këngës “Po du me nejt”, që është pjesë e albumit të tij të tij të ri “1 Goat për ty”.

Klipi i punuar nga Supercut Studio tashmë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Ndërkohë në mbishkrimin e njoftimit të publikimit të videoklipit, Ledri zbuloi për fansat se një tjetër album i ri nga ai do të realizohet shumë shpejt.

“Projekti i fundit i albumit sapo doli edhe në YouTube, shihemi së shpejti me albumin tjetër”, ka shkruar Ledri.

Ndërkohë, theksojmë që reperi ishte një prej artistëve më të kërkuar në mbrëmje muzikore edhe përgjatë verës së 2023. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat