Nuk ndalet Jori, publikon tjetër moment intim me të dashurin

Mediale Vip

Nuk ndalet Jori, publikon tjetër moment intim me të dashurin

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 13:14

Jori Delli ishte një nga emrat më të dashur për publikun gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë së big Brother.

Ajo ishte në qendër të medieve edhe pas përfundimit të spektaklit.

Pasi u përfol për një lidhje me këngëtarin italian Fred de Palma, ishte vetë Jori që pranoi publikisht lidhjen.

Image
Jori Delli

Pas publikimit të lidhjes, çifti është shumë aktiv në rrjete sociale ku shpesh ndajnë me ndjekësit copëza nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi, mbrëmjen e djeshme, Jori, publikoi një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqen këmbët e saj mbi këmbët e të dashurit duke ndjekur perëndimin e diellit në një vend të pazbuluar për publikun.

Çifti i ri, mesa duket po shijojnë këto ditë pushimi së bashku larg njerëzve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat