Njihuni me Valmirin, një artist i ri shqiptar

Mediale Vip

Njihuni me Valmirin, një artist i ri shqiptar

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 16:03
Valmiri

Ai njihet në muzikë me emrin e tij Valmiri ndërsa mbiemri është Mustafa dhe menjëherë e kuptuat se bëhet fjalë për një talent shqiptar. Djaloshi që ka lindur dhe rritur në Itali por jeton tash 3 vjet në Zvicër që i vogël merren me muzië pa ndaluar duke u rritur me këngët e 50 Cent edhe yje të tjerë të huaja.

Djaloshi shqiptar i cili me origjinë është nga Tetova kujdeset vetë për këngêt e tij e deri tash ka publikuar 12 këngë ku me e reja është "Blitza".

Ai dëgjon edhe muzikë shqiptare por ka bashkëpuniar edhe me artistë italianë.

Nëse shënoni emrin e Valmiri në platformat digitale si Spotify Music, Amazon Music mund të shkarkoni e dëgjoni muzikën e tij e të kuptoni se një yll tjetër shqiptar po vjen në ngjitje, ndërsa vetë ai veçon këngëtarët si: Yll Limai, Kida, Noizy, Dhudata Dora, Azet që një ditë do të donte të kishte dhe bashkëpunim me ta.

Por, Valmiri ka qenë i reklamuar nga Spotify dhe në gjigandin Times Square në New York.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat