Megi Pojani nis punën me “Për’puthen”! Ky sezon, si asnjë tjetër

Mediale Vip

Megi Pojani nis punën me “Për’puthen”! Ky sezon, si asnjë tjetër

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 18:44
Megi Pojani

Një ditë pasi mësuam se Megi Pojani do të prezantojë këtë sezon të ri të “Për’puthen”, moderatorja fton djemtë dhe vajzat që duan të bëhen pjesë e programit të dashurisë, të bëhen pjesë e aplikimeve.

Megi thotë nëse do të niste nga e para eksperiencën e saj në televizion, do ta bënte përmes një programi “dating”. Kështu, ajo fton këdo që do të shijojë këtë eksperiencë unike, të mos hezitojnë të aplikojnë. “është mundësia e një jete dhe ti mund ta përdorësh siç duhet”, shkruan moderatorja në një postimin në “Instastory”.

Megi premton se “Për’puthen këtë vit është si asnjë vit tjetër”.

Megi vjen në “Për’puthen’ pas eksperiencës së suksesshme në prezantimin e Big Brother Vip Fan Club”, ku spikati për spontanitetin dhe komunikimin pa filtra, ç’ka e bëri të dashur për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat