Rita Ora do të jetë sivjet një nga prezantueset e MTV Video Music Awards

Mediale Vip

Rita Ora do të jetë sivjet një nga prezantueset e MTV Video Music Awards

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 06:24
Rita Ora

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të jetë sivjet pjesë e eventit të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2023.

Këngëtarja do të ngjitet në skenën madhështore më 12 shtator (e martë) që edhe këtë vit mbahet në ‘Prudential Center’ të New Jerseyt.

Autorja e këngës “Anywhere” do të prezantojë një artist ose do të ndajë një nga çmimet e mbrëmjes.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Rita nga ana tjetër nuk është e nominuar në asnjë kategori në ngjarjen e këtij viti.

Ndërkohë, Dua Lipa është e nominuar në dy kategori në MTV Video Music Aëards 2023.

Bebe Rexha po ashtu u nominua për “I’m Good (Blue)” si ‘Bashkëpunimi më i mirë’ me David Guettan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat