Kourtney Kardashianit i duhej një operacion urgjent për të shpëtuar jetën e foshnjës

Mediale Vip

Kourtney Kardashianit i duhej një operacion urgjent për të shpëtuar jetën e foshnjës

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 06:26
Kourtney Kardashiani dhe i dashuri i saj

Kourtney Kardashian zbuloi se kishte nevojë për “operacion urgjent në fetus” për të shpëtuar jetën e djalit të saj.

Ylli i “Kardashians” ndau një foto bardh e zi të bashkëshortit të saj, Travis Barker, duke i mbajtur dorën dhe tha se ajo “nuk ishte e përgatitur” për urgjencën shëndetësore.

“Do t’u jem përgjithmonë mirënjohës mjekëve të mi të jashtëzakonshëm që shpëtuan jetën e foshnjës sonë. I jam përjetësisht mirënjohës bashkëshortit tim që nxitoi pranë meje nga turneu për të qenë me mua në spital dhe për t’u kujdesur për mua më pas”, ka shkruar Kourtney në foton emocionuese.

Image
Foto: Instastory

“Dhe nënës sime, faleminderit që më mbajte dorën gjatë kësaj”.

44 vjeçarja shtoi se kishte frikë për në operacionin që përfundimisht do të shpëtonte jetën e foshnjës së tyre.

“Unë nuk mendoj se dikush që nuk ka kaluar nëpër një situatë të ngjashme mund të fillojë ta kuptojë atë ndjenjë frike”, vazhdoi ylli televiziv.

“Kam një mirëkuptim dhe respekt krejtësisht tjetër për nënat që u është dashur të luftojnë për foshnjat e tyre gjatë shtatzënisë”, shtoi mes tjerash ajo.

Themeluesja e “Lemme” përfundoi mesazhin duke falënderuar Zotin për shëndetin e saj dhe të foshnjës, gjersa njoftoi se tashmë ka lindur.

Kourtney po ashtu ndan djemtë Mason dhe Reign si dhe vajzën Penelope, me ish-partnerin e saj, Scott Disick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat