Marina Vjollca publikon të tjera imazhe provokuese nga pushimet afrikane

Mediale Vip

Marina Vjollca publikon të tjera imazhe provokuese nga pushimet afrikane

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 15:33
Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi me bashkëshortin dhe vajzën.

Çifti kanë zgjedhur Afrikën si destinacion, për të kaluar disa ditë jo produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Marina e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Image
Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi mjaft atraktive nga plazhi, ku është dukur mjaft joshëse në pozat me bikini.

Prezantuesja Vjollca shquhet për linjat e saj të trupit, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë herë pas here në paraqitje të tilla në rrjetet sociale.

Image
Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca

“Parajsa është vetëm një plazh më tutje”, ka shkruar Marina në mbishkrimin e fotografisë.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vitalitetin e saj.

Image
Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat