U vu re përdorimi i telefonave në ‘Love Island’, reagon produksioni!

Mediale Vip

U vu re përdorimi i telefonave në ‘Love Island’, reagon produksioni!

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 19:35
Banoret e Love Island Albania

“Reality show” më i ri “Love Island Albania” startoi të dielën që lamë pas në Televizionin “Klan” dhe menjeherë ka arritur të grumbullojë klikime të shumta e të bëjë zhurmë në publikun shqiptar.

Teksa personazhet janë ende duke shfaqur të veçantat e tyre gjatë rrugëtimit të ri, ndjekësit kanë ngritur pikëpyetje lidhur me përdorimin e telefonave nga “ishullorët”.  Për shumë ndjekës është e paqartë se si ishullorët ë cilët janë të izoluar, ju lejohet të përdorin telefona.

Ndërkohë, “TV Klan” sqaron se telefonat e përdorur nuk kanë akses në internet apo me kartën SIM, ndërkohë që ora e vendosur nuk përkon me orën lokale të Shqipërisë.

Ata e përdorin telefonin vetëm për të marrë mesazhe nga produksioni, në lidhje me lojërat apo vendimet e rëndësishme që do të merren në vilë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat