Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli i pandalshëm, heq një tjetër ish-banore të BBV nga Instagrami

Mediale Vip

Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli i pandalshëm, heq një tjetër ish-banore të BBV nga Instagrami

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 17:43
Luiz Ejlli

Instagrami i Luiz Ejllit ka qënë në qendër të diskutimeve kohët e fundit dhe listës se personave që i ka hequr nga Instagrami i është shtuar edhe Mikela Pupa.

Ish-banorja e BBV ishte duke bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, në momentin që një fans e pyet se përse Luizi e ka hequr nga Instagrami.

Mikela duket se nuk ka qënë aspak në dijeni të këtij fakti dhe nuk ia kishte aspak idenë se pse Luizi nuk e ka më në listën e tij të shokëve në Instagram.

"Tani e pash që më paska hequr", i është përgjigjur Mikela ndjekësit, përgjigje të cilën e ka shoqëruar me ikonën se nuk e di arsyen.

Gjatë qëndrimit të Mikelës në shtëpin e BBV, edhe pse e shkurtër, Luizi nuk pati asnjë përplasje me të dhe prandaj Mikela duket paksa e habitur nga ky vendim i Luizit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat