Luiz Ejlli reagon i revoltuar për sulmet kibernetike: Më sulmojnë faqet e fansave se me mua nuk ia dalin

Mediale Vip

Luiz Ejlli reagon i revoltuar për sulmet kibernetike: Më sulmojnë faqet e fansave se me mua nuk ia dalin

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 20:32
Luiz Ejlli

Edhe pse Luiz Ejlli është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar, mesa duket ekzistojnë disa persona të cilët nuk e simpatizojnë shumë këngëtarin.

Sigurisht, kjo është diçka mëse normale, pasi jo çdo preferencë e çdo individi është e njëjtë. Por problemi qëndron se këta persona janë munduar ta shprehin këtë dashakeqësi duke sulmuar mbështetësit e këngëtarit dhe jo atë personalisht.

Luizi bëri një paralelizëm të situatave, ku kjo e fundit ishte gati e njëjtë me atë që i ndodhi edhe Kiarës brenda në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”. Në InstaStory-n e tij, ai shkroi: Më vjen keq që fanpage-t që më mbështesin mua po sulmohen sepse me mua nuk ia dalin dot, njësoj sikur Kiara në Big.

Image
Reagimi

Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Luiz Ejlli bëri bujë në rrjete sociale pasi më në fund profili i tij u verifikua. Por kjo nuk zgjati shumë pasi pak ditë më parë “tick-u” blu iu hoq.

Lidhur me këtë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka bërë reagime të shumta. Madje përmes një video të postuar së fundmi në “Instastory” ai me shaka thotë se ka folur në telefon me Mark Zuckerberg. Luizi shprehet se Zuckerberg i ka kërkuar falje dhe madje i ka thënë se tani “tikc-un” do ia bëjë gold jo blu siç është.

“Sapo e mbylla telefonin me Zuckerberg-un. Më kërkoi falje 1000 herë, na e bëj hallall, të kemi rënë në qafë, ta kemi hapur, ta kemi mbyllur, ta kemi hapur. E përsa i përket “tick-ut” blu kujtuam se është shaka tha, se si ka mundësi se ti me 612 mijë ndjekës me pas 2 milionë reagime, ndërkohë që ka të tjerë me shumë më shumë dhe nuk marrin as 10 mijë. Kështu që taksirat, ndjesë. Për ndjesën që do na falësh tha do ta bëjmë “tick-un” gold. Presim”, ka thënë Luizi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat