Roza Lati zbulon arsyen pse shkurtoi flokët

Mediale Vip

Roza Lati zbulon arsyen pse shkurtoi flokët

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 12:35
Roza Lati

Moderatorja e njohur, Roza Lati, pak ditë më parë zbuloi se kishte shkurtuar flokët. Madje ajo i pyeti 815 mijë ndjekësit e saj në “Instagram” se si u dukej me modelin e ri.

“Si ju dukem me modelin e ri të flokëve? Pres opinione ‘arsyeja e këtij ndryshimi”... dhe...”, shkruante Roza në postimin e saj.

Por një ditë më parë, ajo ka vendosur që të zbulojë vetë arsyen se pse hoqi dorë nga flokët e gjatë.  Roza ka shpjeguar se ky veprim i saj erdhi pasi qeni i saj Sasha është diagnostikuar me tumor.

“Arsyeja pse preva flokët: Sasha është diagnostikuar me tumor. Tumor në kockë të legenit. Sasha ime është 8 vjeç. Nuk është plakë akoma... Bashkëjetesa ime, familja ime që kur jetoj vetëm prej 8 viteve, janë këta të dy... S’është bërë viti që futa në dhe... Pëtin e vogël... 21 dhjetor 2022”, ka shkruar Roza Lati në postimin e saj në “Instagram”, shoqëruar me foto të ndryshme të kafshëve të saj shtëpiake.

Moderatorja është shumë e lidhur me qentë e saj dhe sigurisht kjo situatë nuk është aspak e lehtë për të.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Roza Lati (@roza_lati)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat