Getinjo rikthehet me projekt të ri, publikon “Hala”

Mediale Vip

Getinjo rikthehet me projekt të ri, publikon “Hala”

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 16:31
Getinjo

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo ka sjellur një projekt të ri muzikor.

Rap-artisti nga Ferizaj ka lansuar këngën me titullin “Hala”, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga erdhi me tekst nga vet reperi, për muzikën u përkujdes Fisnik Beatz, ndërsa puna për videoklipin iu besua Dimitri Rossi.

“Hala” tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube, dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave.

Theksojmë që reperi ka qenë mjaft i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore përgjatë gjithë sezonit veror.

Ndërkohë, sa i përket jetë private, ai thuhet se tashmë i ka dhënë fund lidhjes me Vivien Thano, me të cilën u lidh gjatë kohës që dyshja ishin pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat