Tayna shfaqet provokuese në imazhet e reja me bikini nga pushimet e verës

Mediale Vip

Tayna shfaqet provokuese në imazhet e reja me bikini nga pushimet e verës

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 15:40
Tayna

Reperja e njohur shqiptare, Tayna duket se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi pas një sezoni të ngjeshur veror me punë.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa imazhe nga pushimet, ku është shfaqur tejet provokuese në disa fotografi që ka ndarë me ndjekësit.

Në një prej imazheve, reperja nga Prizreni provokoi ndjekësit e saj me një paraqitje me bikini para pasqyrës, ku në pah ishin linjat e saj trupore.

Image
Tayna

Interpretuesja e hitit “Shqipe” është mjaft e përkushtuar në palestër, me çka ka arritur që të ketë linjat të përsosura të trupit.

Kjo është dhe arsyeja që reperja nuk heziton që në të shumtën e rasteve të ekspozojë trupin e saj në rrjetet sociale apo paraqitjet skenike.

Image
Tayna

Tayna ka qenë mjaft e angazhuar edhe këtë verë, duke qenë një prej repereve më të kërkuara të estradës për të interpretuar në mbrëmje të ndryshme muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat