Video brenda ballkonit me kanabis të Encës, gjatë arrestimit ishte me të dashurin

Mediale Vip

Video brenda ballkonit me kanabis të Encës, gjatë arrestimit ishte me të dashurin

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 10:33
Enca dhe Neblett Khaiden Quasie

Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i këngëtares së njohur Enxha Haxhiaj, e cila ra në prangat e policisë së kryeqytetit mëngjesin e kësaj të marte, pasi në banesën e saj u gjetën të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.

Enca u ndalua në banesën e saj në periferi të kryeqytetit, ku ishte në praninë e të dashurit të saj Neblett Khaiden Quasie.

Duke qenë se banesa është në pronësi të këngëtares si dhe në bazë të deklaratave të saj se ishte ajo poseduesja e bimëve narkotike, policia ka bërë vetëm ndalimin e saj duke lënë të lirë të dashurin e huaj.

Në dëshminë e saj në Polici Enca ka thënë: “Jam përdoruese, kanabisin e kisha për përdorim vetjak”.

Kujtojmë se bimët narkotike u gjetën në verandën e banesës të mbjella në 5 vazo të ndryshme.

Media ka siguruar dhe një video ekskluzive nga brenda banesës së këngëtares, ku shihen bimët narkotike në ballkon, të ekspozuara ndaj djellit.

Në dëshminë e saj në polici Enca ka deklaruar se është përdoruese e drogës dhe se lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat