Big Basta më romantik se kurrë! Dedikon fjalët më të ëmbla Vesa Lumës dhe ka një arsye për këtë

Mediale Vip

Big Basta më romantik se kurrë! Dedikon fjalët më të ëmbla Vesa Lumës dhe ka një arsye për këtë

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 15:19
Big Basta dhe Vesa Luma

Dita e sotme është një ditë shumë e bukur për Vesa Lumën dhe Big Bastën, pasi festojnë 8-vjetorin e martesës së tyre. Edhe pas kaq vitesh, Big-u si ditën e parë i ka kushtuar fjalët më të bukura partneres së tij në një postim në “Instagram”.

Teksa tregon sa shumë e do, këngëtari shkruan në postimin e tij:

“8 vjet martesë sot në 12 Shtator! Gati një dekade plot dashuri dhe sfida me ortaken time të jetës, të cilën pata fatin hyjnor ta njoh dhe të rritem me të. Të shpreh dashurinë në këtë ditë të shënuar është pak, por uroj shumë që edhe në jetët e tjera të jemi bashkë! Këto 8 vite ke qenë shoqe, grua, ortake dhe mbi të gjitha nënë e përkryer, ç’ka më bën të mos dua gjë tjetër veçse të jem pranë teje dhe të mësoj nga ti, të rrezatoj si ti. Të dua”.

Ndërkohë kujtojmë se fryt i kësaj martese të lumtur është djali i tyre, Lian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat