Dyshohet për një të afërm. Kush e paska spiunuar Encën në polici?

Mediale Vip

Dyshohet për një të afërm. Kush e paska spiunuar Encën në polici?

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 19:22
Enca Haxhia

Sot në mëngjes u zgjuam me lajmin që Enca Haxhia ishte arrestuar nga policia e Tiranës, për mbjellje të kanabisit në kushte shtëpie.

Asaj iu gjetën 5 vazo me hashash ne verandën e banesës së saj në periferi të Tiranës, saktësisht në Lundër.

Po kush e ka spiunuar Encën në polici? Se fundmi burimet mediatike bëjnë me dije se ka qenë një person nga rrethi i saj i ngushtë që e ka spiunuar në polici, pasi ajo organizon shumë festa private në shtëpinë e saj.

Sakaq kujtojmë që pas arrestimit, këngëtarja ka thënë në polici që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është arrestuar dhe i dashuri i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat