Kiara Tito shfaqet në formë të mrekullueshme në imazhet e reja

Mediale Vip

Kiara Tito shfaqet në formë të mrekullueshme në imazhet e reja

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 13:04
Kiara Tito

Moderatorja e njohur, Kiara Tito po vazhdon të marr vëmendjen me secilën paraqitje.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku edhe ka një numër të madhe fansash që e ndjekin.

Së fundmi prezantuesja ka postuar disa imazhe të reja, në të cilat u shfaq në formë të mirë dhe tejet joshëse.

Kiara pozoi e veshur me një bluzë të shkurtër me litar të lidhur rreth belit dhe e përshtati me një mini-fund xhins ndërsa i binin në sy edhe të brendshme e zeza.

Për një dukje edhe më të kompletuar, 27-vjeçarja mbante në dorë një çantë të vogël rozë dhe këpucë me taka me ngjyrë të zezë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Kiara mori pëlqime dhe komente të shumta nga ana e ndjekësve, që ishin kryesisht pozitive.

Ndryshe, kujtojmë që pas daljes nga BBVA, moderatorja udhëhoqi emisionin veror “Kepi i Vipave”, ndërsa nuk dihet ende nëse do ta shohim në ndonjë projekt të ri televiziv.

Sa i përket jetës private, Kiara po shijon romancën me fituesin e BBVA 2, Luiz Ejlli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat