Do të ishte ditëlindja e tij e 50-të, Vin Diesel me dedikim për Paul Walker

Mediale Vip

Do të ishte ditëlindja e tij e 50-të, Vin Diesel me dedikim për Paul Walker

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 18:23
Vin Diesel

Vin Diesel e ka kujtuar mikun dhe bashkaktorin e tij të ndjerë, Paul Walker.

Aktori i ka bërë një dedikim emocional kolegut të tij, cili humbi jetën tragjikisht në vitin 2013.

“Një dekadë… dhjetë vite të gjata…dhe akoma duket sikur të ishte dje kur po të këndonim urime ditëlindja për 40 vitet e mëdha!”.

“Bota nuk është e njëjta vëlla… si specie, dikush mund të thotë se po vuajmë. Por, unë mendoj për ty dhe buzëqesh dhe e di që gjithçka do të jetë në rregull”, ka shkruar 56-vjeçari.

Postimin e gjatë, ylli i filmave “Fast & Furious” e ka shoqëruar me një fotografi të përbashkët me Walker.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vin Diesel (@vindiesel)

Paul Walker lindi më 12 shtator 1973 në Glendale të Kalifornisë dhe të martën do të ishte ditëlindja e tij e 50-të. Ai humbi jetën në një aksident me veturë më 30 nëntor 2013. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat