Edhe “Barbie” në garë për Oscar

Mediale Vip

Edhe “Barbie” në garë për Oscar

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 06:17
“Barbie”

“Barbie” mund të ketë “thyer” arkat botërore, por mundësia e hyrjes në Oscar nuk ishte e pritshme.

Warner Bros po mendon të promovojë nominimin e Ryan Gosling në ceremoninë e ardhshme të çmimeve, për performancën e tij si Ken.

Aktori dëshiron të konkurrojë për Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor, si Robert Downey Jr. për rolin e tij në “Oppenheimer”.

Deri më tani, sa më sipër nuk është konfirmuar, ashtu siç nuk është dëgjuar ende emri i Margot Robbie dhe mundësia që ajo të nominohet në kategorinë e parë femër.

Filmi i suksesshëm me Robbie dhe Gosling ka kaluar 1.4 miliardë dollarë në mbarë botën, duke e bërë atë filmin më të suksesshëm komercial të vitit 2023 deri më sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat