Don Xhoni publikon foto nga makina e tij super luksoze

Mediale Vip

Don Xhoni publikon foto nga makina e tij super luksoze

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 16:49
Don Xhoni

Reperi i njohur, Don Xhoni është padyshim një prej emrave më të njohur dhe më të sukseshëm të estradës shqiptare.

Ai hyri në tregun e muzikës vite më parë dhe po vazhdon të jetë një artist i kërkuara në koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Kjo i ka mundësuar reperit nga Drenica që të ketë fitime të mëdha dhe të bëjë një jetë luksoze.

Makinat janë gjithashtu një pasion i autorit të “Katile” dhe njërën prej tyre e ka treguar edhe në disa imazhe që ndau me fansat në Instagram.

Don Xhoni pozoi nga makina e tij super luksoze e tipit “Lamborghini” me ngjyrë të zezë, ndërsa ai u pa me veshje sportive.

Ndërkohë, të shumta ishin edhe komentet dhe pëlqimet e fansave të tij sipër imazheve.

Ndryshe, theksojmë që kënga e fundit e tij është “A m’don” që u kthye në një hit të verës që lamë pas. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DON XHONI (@don_xhoni)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat