"Kam qenë gjithmonë fans i tij"/ Donaldi zbulon këngëtarin që do të marrë pjesë në filmin "5 herë jo"

Mediale Vip

"Kam qenë gjithmonë fans i tij"/ Donaldi zbulon këngëtarin që do të marrë pjesë në filmin "5 herë jo"

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 08:27
Donaldi dhe Bora

Çifti i showbizzit, Donald Veshaj dhe Bora Zemani, janë duke punuar për filmin më të ri që pritet të vijë në fund të këtij viti.

"5 herë jo" është një komedi romantike, e cila flet për historinë e çiftit dhe kurioziteti për kastin dhe personazhet që do të luajnë sa vjen dhe shtohet.

Megjithatë, ditën e shtunë, Donaldi vendosi të publikojë emrin e një prej aktorëve që do të jetë pjesë e produksionit të filmit. Bëhet fjalë për këngëtarin Alban Skënderaj, të cilin mesa duket do e shohim në një fushë tërësisht ndryshe.

Ka qenë vetë Donaldi ai që ka njoftuar pjesëmarrjen e këngëtarit në projektin shumë të rëndësishëm për të dhe Borën, duke shprehur konsiderata për të.

"Kam qenë gjithmonë fans i muzikës së tij dhe i njeriut që është. Jam i lumtur që Albani do të jetë pjesë e "5herë jo". Me miq të mirë nuk dalin kurrë vepra të këqija,"- shkruan Donaldi në faqen zyrtare të filmit në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat