Këta janë katër anëtarët e jurisë së “DWTS”

Mediale Vip

Këta janë katër anëtarët e jurisë së “DWTS”

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 17:17
“DWTS”

Media ka mësuar sot emrin tjetër të anëtares së jurisë së “Dancing with the Stars”.

Me Oltën plotësohet kështu edhe katërshja e jurisë duke filluar me Ilir Shaqirin që do të jetë kryetar i jurisë, Valbona Selimllari si dhe balerina Lori Hoxha. Olta Gixhari ka qenë pjesë e edicionit të parë të “Dancing with the Stars” kur ky spektakël zhvillohej në Vizion Plus.

Nga ana tjetër aktorja e njohur ka qenë edhe pjesë e jurisë së programit “Your Face Sounds Familiar”, ku u vu re se kishte shumë batutë e humor.

Nga ana tjetër Kryefjala.com ka mësuar se këtë vit programi i kërcimit do të ketë edhe një program të përditshëm në formë forumi, ku thuhet se prezantuese e tij do të jetë Kiara Tito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat