Milano, grabitet restoranti i partneres së sulmuesit të Interit

Mediale Vip

Milano, grabitet restoranti i partneres së sulmuesit të Interit

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 22:58
Agustina Gandolfo

Mediat italiane raportojnë për një vjedhje të kryer në restorantin “Coraje” në Milano, në via Fiori Chiari, në lagjen qendrore Brera, në pronësi të Agustina Gandolfo, bashkëshortes së futbollistit të Interit, Lautaro Martinez.

Alarmi, nga çfarë mësohet, është ngritur rreth orës 11.00 të mëngjesit të sotëm, kur disa punonjës kanë gjetur një hyrje dytësore të dëmtuar. Pasi ndërhyri policia, u zbulua se në arkë mungonin një mijë euro.

Duket se nga një analizë e parë e kamerave të monitorimit, në dhomë kanë hyrë katër persona me kapuç. Ka qenë vetë bashkëshortja e futbollistit që ka konfirmuar sasinë e shumës që mungonte në arkë. Për kryerjen e hetimeve kanë ndërhyrë edhe efektivët e policisë mjeko-ligjore, në pritje të të reja-ve të tjera.

Ky lajm i keq për familjen Lautaro vjen pikërisht në një moment kur sulmuesi argjentinas po kalon një formë të mirë, në katër ndeshjet e para, lojtari ka realizuar 5 gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat