E refuzuan DiCaprio, Pitt e Damon, por “Brokeback Mountain” arriti shumë sukses dhe u vlerësua nga kritikët

Mediale Vip

E refuzuan DiCaprio, Pitt e Damon, por “Brokeback Mountain” arriti shumë sukses dhe u vlerësua nga kritikët

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 00:52
“Brokeback Mountain”

“Brokeback Mountain” ka pasur një histori interesante, me regjisorin Gus Van Sant që zbuloi se ai u refuzua nga një numër yjesh, si Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.

Filmi me Jake Gyllenhaal dhe Heath Ledger në rolet kryesore, u publikua në vitin 2006. Skenaristët menduan se filmi mund të ishte interesant, megjithatë, pasi lexuan skenarin, as DiCaprio e as Pitt nuk e besuan në këtë.

“Askush nuk donte ta bënte këtë film. Unë isha duke punuar për të dhe ndjeva se kishim nevojë për një kast shumë të fortë, me shumë fytyra të famshme. Kjo nuk funksionoi. Pyeta kandidatët e zakonshëm: Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Matt Damon, Ryan Phillippe. Të gjithë thanë jo”, ka treguar regjisori në vitin 2018.

Një tjetër emër që përfundoi jashtë projektit ishte Josh Harnett. Aktori fillimisht pranoi të ishte pjesë e “Brokeback Mountain”, por pati probleme serioze me produksionin me xhirimet e “The Black Dahlia”. Për shkak të kësaj, ai duhej të hiqte dorë nga filmi dhe roli përfundimisht i shkoi dikujt tjetër.

“Vite më parë, Gus Van Sant donte ta bënte këtë me mua dhe Joaquin Phoenix. Megjithatë, ishte rrugës për në Itali për të xhiruar ‘The Talented Mr. Ripley’ dhe më pas ‘All the Pretty Horses’. Dhe Gus menjëherë pas deshi ta xhironte ‘Brokeback’. Unë i thashë: ‘Gus, unë do të bëj një film për homoseksualët dhe më pas një film me kauboj’. Nuk mund të vazhdoj me një film kauboj për homoseksualët!’”, kishte rrëfyer Damon për Entertainment Weekly në një intervistë të vitit 2007 për arsyet e refuzimit.

Në fund, “Brokeback Mountain” rezultoi i suksesshëm sidomos në aspektin kritik, ndërsa përveç Ledger dhe Gyllenhaal, rolet kryesore i luajtën: Michelle Williams, Anne Hathaway, Randy Quaid, Linda Cardellini e Kate Mara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat