Adriana Matoshi e zemëruar: Qysh s’po ju vjen turp me ma heqë “followin”

Mediale Vip

Adriana Matoshi e zemëruar: Qysh s’po ju vjen turp me ma heqë “followin”

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 11:24
Adriana Matoshi

Aktorja shumë e dashur për publikun, Adriana Matoshi, nuk e filloi ditën me aq pozitivitet.

Në videon që postoi në InstaStory, Adriana shprehi disa pakënaqësi, që si duket, ia prishën ditën.

Ajo filloi videon duke thënë që ndihej pak si një “zog i zemëruar”, pasi kishte parë që ndjekësit në Instagram i kishin rënë.

“Sot jam pak “angry bird”, se m’kanë ra followersat. Qysh bre s’po ju vjen turp me ma hjekë followin, mu? Paramenoje! Nëse s’muni me m’pa, qitni njëparë syze të zeza, mbronu prej shkëlqimit tem, ama jo kështu, marre!” është shprehur më tutje aktorja.

Adriana gjithashtu u shpreh që ajo kurrë nuk do t’ia bënte një gjë të tillë njerëzve të tjerë, edhe pse ajo tregoi që çdo ditë sheh postime të rëndomta nga njerëzit që ndjek.

Aktorja e dashur për publikun, dukej simpatike, me një makijazh vezullues, e me një bluzë portokalli, që e bënte vertet të shkëlqente.

Artistja njihet per personalitetin e saj të veçantë e shumë pozitiv, duke u bërë një person shumë i dashur për publikun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat