Victoria Beckham zbulon vendin e fshehtë ku takohej me David në fillimet e lidhjes së tyre

Mediale Vip

Victoria Beckham zbulon vendin e fshehtë ku takohej me David në fillimet e lidhjes së tyre

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 11:14
Victoria Beckham

Victoria Beckham pranoi se ajo dhe burri i saj David Beckham takoheshin fshehurazi në fillimet e tyre.

Ish-Spice Girl zbuloi në trailerin e dokumentarit të ri të Netflix-it, “Beckham”, se menaxheri i tha asaj që “ta mbante gjithçka të fshehtë”. “Ne takoheshim në parkingje, të cilat nuk janë aq të errëta sa duket,” thotë Victoria.

Traileri, i cili u publikua më 19 shtator, më pas kalon tek Davidi, i cili duke buzëqeshur thotë: “Me klas”.
David dhe Victoria u takuan në një lojë futbolli bamirësie dhe filluan të dilnin bashkë në vitin 1997. Të dy ishin në kulmin e profesioneve të tyre përkatëse në atë kohë.

Dokumentari me katër pjesë, i cili debuton më 4 tetor, rrëfen rritjen e famës së yllit britanik të futbollit si dhe marrëdhënien e tij të profilit të lartë me Victoria-n, e njohur më parë si Posh Spice në Spice Girls.

David kujton karrierën e tij të suksesshme të futbollit, jetën martesore, si dhe se si ato ndikuan tek ai, si brenda edhe jashtë fushës.

Nëna e tij, Sandra Georgina West gjithashtu shfaqet në trailer dhe thotë: “Ne ishim të shqetësuar se ai do të humbiste gjithçka për të cilën punonte, sepse futbolli vinte i pari, por më pas papritur – jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat