Khloe Kardashian tregon fytyrën pas operacionit për heqjen e një forme të kancerit të lëkurës

Mediale Vip

Khloe Kardashian tregon fytyrën pas operacionit për heqjen e një forme të kancerit të lëkurës

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 08:55
Khloe Kardashian

Ylli televiziv, Khloe Kardashian, në profilin e saj në Instagram ka shpërndarë disa fotografi të fytyrës para dhe pas heqjes së melanomës.

Ajo ka treguar se si ka shkuar procesi qëkur e ka zbuluar njollën e dyshimtë në fytyrën e saj. Fillimisht mendoi se ishte fjala për puçrra, por më vonë mjekët i thanë se në të vërtetë ishte kancer i lëkurës.

Me këtë rast, krahas publikimeve të saj, Khloe i ka falënderuar mjekët që e kanë operuar.

Image
Khloe Kardashian

“Jo vetëm që e hoqi tumorin dhe u sigurua që unë isha plotësisht pa kancer, por ai bëri një punë kaq të mirë për ta bërë mbresën time sa më të vogël dhe të bukur sa të ishte e mundur”, e ka vlerësuar kirurgun pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner.

Tutje, ka shpërndarë fotografi të tjera të fytyrës ku shfaqeshin qepje, edhe por një thellim në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat