Më e dashuruar se kurrë, Rita Ora bën zbulimin “pikant” për bashkëshortin e saj

Mediale Vip

Më e dashuruar se kurrë, Rita Ora bën zbulimin “pikant” për bashkëshortin e saj

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 00:29
Rita Ora dhe Taika Waititi

Rita Ora dhe Taika Waititi janë të martuar prej pak më shumë se një viti, por duket se shkëndija e pasionit është ende e ndezur mes tyre.

Të paktën këtë e zbulon si buzëqeshja, ashtu edhe deklaratat e Ritës, e cila nuk ka ngurruar në daljen e saj televizive ta cilësojë të shoqin si “zotin e seksit”.

E ftuar në emisionin e Andy Cohen, yllit të popit iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm. Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’ , Ritës dhe shokut të ftuar Diplo iu kërkua të përshkruanin me radhë miqtë e tyre në showbiz.

Kur fytyra e Taikës shkëlqeu në ekran, Rita dukej paksa e turpëruar, përpara se të gjente fjalët e duhura: “Vetëm… vetëm… zoti i seksit“.

Më pas këngëtarja u skuq e turpshme teksa shikonte ambientin me një buzëqeshje dinake në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat