Gjykimi ndaj Sinan Vllasaliut, ATK-ja u bazua në postimet e klubeve për t’ia caktuar detyrimet tatimore

Mediale Vip

Gjykimi ndaj Sinan Vllasaliut, ATK-ja u bazua në postimet e klubeve për t’ia caktuar detyrimet tatimore

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 00:52
Sinan Vllasaliu

Inspektori tatimor, Fidan Tolaj ka thënë se ATK-ja ka vendosur detyrimet tatimore ndaj Sinan Vllasaliut bazuar në informatat që kanë marrë nga postimet e klubeve muzikore nëpër rrjete sociale ku ka pasur të performojë këngëtari.

Këtë deklaratë inspektori e ka dhënë të enjten në gjykimin ndaj këngëtarit Vllasaliu, i cili ngarkohet se ka dëmtuar shtetin 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve.

Ai ka deklaruar se këto klube brenda Kosovës janë inspektuar edhe nga Policia e Kosovës ndërsa për ato jashtë vendit nuk kanë pasur informata përpos posterëve që i kanë postuar në rrjete sociale.

Tolaj, mes tjerash, ka theksuar faktin se i akuzuari Vllasaliu nuk ka sjellë dëshmi për të hyrat e deklaruara në Amerikë edhe pse i njëjti kishte thënë se do ta bëjë.

Gjithashtu arsyetimi i inspektorit se nuk e di sa është paguar këngëtari Vllasaliu  për netët që ka kënduar në diaspore por ka nxjerrë një mesatare duke u bazuar në posterët e klubeve, sipas tij,  në të drejtën penale kjo nuk lejohet për shkak se çdo nxjerrje e mesatares është dashur të interpretohet me vlerën zero e jo me dy mijë euro.

Kjo pasi inspektori Tolaj deklaroi se mesataren e të hyrave të këngëtarit Vllasaliu për netët që ka kënduar e kanë nxjerrë duke u bazuar në deklarimet e tij se merr rreth 2 mijë deri në 2500 euro.

“Prej krejt informacioneve që i kemi marrë ne kemi marrë një mesatare dhe jem bazuar edhe në deklaratën e tij që e kemi intervistuar, i njëjti ka deklaruar se diku rreth 2000-2500 euro, këtë mesatare e kemi marrë, pastaj ato publikime që janë bërë, i kemi llogarit qe jon marrë 2000 euro në nate”, ka deklaruar Tolaj.

Mes tjerash inspektori Tolaj tha se tatimpaguesi ne ketë rast Sinan Vllasaiu eshët paraqitur si tatim pagues i rregullt për vitet 2011-2013 kurse për vitet pasuese 2014-2016 mungojnë këto deklarime, raporton Betimi për Drejësi.

“Në 2016 nuk mundet me qenë deklarimi i rregullt, kjo tregon se tatim paguesi nuk ka deklaruar fare për 3 vite”, tha Tolaj.

Pas këtyre deklarimeve, gjykata ka aprovuar propozimin e mbrojtjes për caktimin e ekspertizës financiare lidhur me rastin, propozim të cilin e ka mbështetur edhe prokurorja Bajrami si dhe përfaqësuesi i autorizuar i ATK-së Rinor Arifi.

Në rrethana të tilla seanca e sotme ka përfunduar dhe e radhës do caktohet pas marrjes së ekspertizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat