U aludua për Pique, por në fakt kënga e re e Shakiras është dedikim për ish-vjehrrin?!

Mediale Vip

U aludua për Pique, por në fakt kënga e re e Shakiras është dedikim për ish-vjehrrin?!

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 06:11
Shakira

Shakira ka publikuar këngën e re, të titulluar “El Jefe” (“Shefi”) dhe megjithëse flet për klasën punëtore dhe shfrytëzimin e tyre, por vargu kushtuar ish-vjehrrit të saj tërhoqi vëmendjen më të madhe.

“Ëndërron të largohesh nga vendbanimi, ke gjithçka që të duhet për t’u bërë milioner, shije të shtrenjtë, mentalitet, thjesht të mungon rroga”, këndon Shakira bashkë me ritmin.

“Thonë se nuk ka të keqe që zgjat më shumë se njëqind vjet, por ish-vjehrri është ende këtu dhe nuk ka shkelur në varr”, thotë në këngë.

Në këtë pjesë të videos, kërcimtarët tentojnë t’ia mbyllin gojën Shakiras, sikur të duan që ajo të mos e përmendë.

Duke qenë se babai i Gerard Pique, Joan, është një biznesmen dhe menaxhon kompanitë e djalit të tij – disa e kanë lidhur kontekstin e këngës me këtë dhe kanë vënë në pikëpyetje nëse është e mundur që ish-vjehrri i këngëtares t’i shfrytëzojë punëtorët e tij siç pretendohet në tekst.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat