Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, ngatërrohet me balonin gjigant dhe balerinat detyrohet t’i vijnë ndihmë

Mediale Vip

Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, ngatërrohet me balonin gjigant dhe balerinat detyrohet t’i vijnë ndihmë

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 08:12
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shumë e pëlqyer për energjinë e saj që dhuron në skenë.

Ajo ka kënduar në shumë vende të botës, veçanërisht gjatë turneut të saj “Future Nostalgia” vitin e kaluar, ku interpretoi thuajse në të gjitha kontinentet.

E duke pasur kaq shumë paraqitje, sigurisht që të pashmangshme nganjëherë janë edhe incidentet e vogla në skenë.

Së fundmi, një faqe e fansave të artistes ka rikthyer në vëmendje momentin kur Dua gjatë një shfaqjeje ishte gati duke u rrëzuar.

Bëhet fjalë për performancën e këngës “Levitating” e cila karakterizohet me balona të mëdhenj me dizajn hëne të cilat i bashkohen në skenë.

Mirëpo në një moment kur ajo tenton ta ndalë balonin me këmbë, taka e saj ngec tek baloni dhe këngëtarja has në vështirësi për të dalë nga gjendja.

Ajo thuajse është gati të rrëzohet po të mos i vihen në ndihmë balerinat që ka në krah, të cilat më pas e largojnë balonin e shqyer.

Videoja në fjalë është shpërndarë me të madhe së fundmi në rrjetin social Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat