Ish-banori i Big Brother Albania habit fansat: Jam i varur

Mediale Vip

Ish-banori i Big Brother Albania habit fansat: Jam i varur

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Ronaldo Sharka është shndërruar padiskutim në një ndër personazhet televiziv më të komentuar së fundmi dhe kjo falë aftësisë së tij për të krijuar zhurmë kudo që shkon.

Ditën e sotme, përmes një postimi të bërë në profilin e tij të “Instagramit”, Sharka ka ndarë më të gjithë ndjeksit e tij se ka një problem shumë serioz.

Në videon e publikuar, gazetari ka thënë se ka një varësi ne jetë dhe bëhet fjalë për faktin se nuk rri dot pa u marrë me njerëzit dhe që dëshiron të dijë çdo gjë se çfarë bëjnë ata.

“Hej miq, përshëndetje. Do doja të ndaja me ju një problem serioz që kam me veten time. Ju e keni parasysh që një pjesë e madhe e njerëzve kanë një lloj varësie në jetë dhe sot dola në konkluzionin se edhe unë kam një varësi dhe është e frikshme”.

“Unë nuk rri dot pa u marrë me njerëzit, dua të di se çfarë bëjnë. Nuk e di nëse ky është instikti i të pasurit kureshtjen e gazetarit apo duhet gjetur ndonjë metodë për këtë që unë ta parandaloj. Nuk rri dot, dua të dal nëpër korridore të shoh se çfarë bëjnë njerëzit. Çfarë ndodhi aty, çfarë ndodhi këtu, dua të di çdo gjë. Jo se zgjidh ndonjë gjë por është varësi dhe dua ta kuroj këtë gjë”, përfundon videon e tij Sharka.

Kujtojmë që Ronaldo Sharka është më i pranishëm së kurrë më parë në ekranin e Top Channel për këtë sezon. Përveçse i është besuar një pozicion tepër i rëndësishëm në “Për’puthen”, Ronaldo prezanton gjithashtu rubrikën “Mos i Bjer me Top”, përkrah Erjola Doçit, e cila arriti të pushtojë kryeartikujt e mediave rozë për shkak të personazhit që kishin zgjedhur ta intervistonin si edhe kamerën e fshehtë të Antonetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat