Tayna bëhet për infuzion

Mediale Vip

Tayna bëhet për infuzion

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 17:32
Tayna

Reperja shqiptare Tayna, disa ditë më parë mori shumë vëmendje me paralajmërimin e saj në InstaStory se do të bëjë këngë më tre reperë.

Mesa duket artistja nuk e ka ndërmend të ndalet me projekte e punë, e këtë po na e tregon një postim i saj i pazakontë në InstaStory.

Krahas koncerteve e argëtimit që sjell sezoni i verës, ajo di të jetë edhe shumë e lodhshme për artistët.

Image
Tayna

Bukuroshja shihet e shtrirë në shtrat, edhe pse veshur me bikini, ajo është duke marrë infuzion.

Përshkrimin që e bëri ajo në këtë fotografi të shpërndarë ishte: “Kur i ndërron tri kontinente për 48 orë”, teksa qëndron e shtirë duke u mjekuar.

Tayna tregon sa e përkushtuar është për pasionin e saj muzikën, gjithmonë duke sjellë gjëra të reja e shumë hite.

Kujtojmë që artisja është duke punuar për një projekt qe e ka me tre artistë të tjerë reperë, ky paralajmërim i cili mori shumë vëmendje e mezi po pritet nga fansat e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat