Sophie Turner dhe Joe Jonas shihen për herë të parë bashkë që nga raportimet për ndarje

Mediale Vip

Sophie Turner dhe Joe Jonas shihen për herë të parë bashkë që nga raportimet për ndarje

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 22:50
Sophie Turner dhe Joe Jonas

Sophie Turner dhe Joe Jonas u fotografuan duke ngrënë drekë së bashku vetëm dy ditë para se ajo ta padiste atë për kthimin e fëmijëve të tyre në vendin e saj, Angli.

Në fotot e siguruara nga TMZ, anëtari i “Jonas Brothers” dhe aktorja e “Game of Thrones” u ulën përballë njëri-tjetrit me dy vajzat e tyre në “Momofuku Noodle Bar Uptown” në New York të hënën, shkruan PageSix.

Në një nga fotot, Jonas shihet i fokusuar pas nënës së fëmijëve të tij teksa ajo ushqente vajzën e tyre 1-vjeçare, emri i së cilës ende nuk është bërë i ditur. Willa, 3-vjeçarja i tyre, u ul në anën tjetër të Turner.

Image
Sophie Turner dhe Joe Jonas

Në një foto tjetër, Jonas dhe Turner kishin ndërruar vende, ndërsa ajo mbante Willan në krahë.

Një dëshmitar okular i tha gazetës të premten se kishte “zero shenja drame mes të dyve dhe gjithçka dukej miqësore”.

Image
Sophie Turner dhe Joe Jonas

Megjithatë, është e paqartë nëse familja me katër anëtarë erdhi së bashku dhe kush i kishte fëmijët para takimit të drekës.

Vetëm pak ditë pas takimit në dukje të këndshëm, Turner ngriti një padi kundër Joe, 34 vjeç, duke kërkuar “kthimin e menjëhershëm të fëmijëve të mbajtur gabimisht” të enjten.

Aktorja e “X-Men”, 27 vjeçe, akuzoi këngëtarin e “Waffle House” se u kishte mbajtur pasaportat e fëmijëve të tyre që nga 20 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat