Linda Halimi tregon se si reagon kur flirtojnë me të në prani të bashkëshortit: Vetëm ia bëj me sy dhe ai e di

Mediale Vip

Linda Halimi tregon se si reagon kur flirtojnë me të në prani të bashkëshortit: Vetëm ia bëj me sy dhe ai e di

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 10:51
Linda Halimi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është rikthyer në vendlindje për të punuar në tri projekte të reja muzikore.

Ajo në një bisedë për emisionin “Prive” tha se një nga këngët e saj po punohet në shqip, gjersa dy këngë të tjera janë për tregun e huaj.

Linda e cila prej më shumëse një dekade është e martuar me amerikanin Davon Edwans, tregoi se nuk është xheloze për nga natyra dhe se kuptohet shumë mirë me burrin e saj.

Ajo madje u shpreh se mjafton një shikim që ata të koordinohen mes vete, kur bëhet fjalë për ndonjë ngacmim nga ana e dikujt.

“Unë nuk jam xheloze. Ka pasur raste edhe atje kur njerëzit duan të më flasin dhe nuk e dinë që jam me Davonin. Ama ai është shumë person i qetë dhe i merr shumë lehtë gjërat, dhe më lë mua ta kryj punën, ta përfundoj bisedën vet. Nëse më duhet ndihmë diçka, vetëm ia bëj me sy dhe ai e din që do të thotë ‘Hajde këtu’, t’i tregoj që jam me ty”, ka thënë Halimi.

E njëjta tregoi se martesa e saj e shumë diskutuar i kishte dhënë shumë presion publik para 10 viteve, por që tani është mësuar me këtë dhe nuk i bën më përshtypje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat