Miley Cyrus rikthehet 10 vite më parë, bën ndryshim drastik

Mediale Vip

Miley Cyrus rikthehet 10 vite më parë, bën ndryshim drastik

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 14:35
Miley Cyrus

Ylli i ‘pop-it’ Miley Cyrus ka rikthyer ‘look-un’ e para 10 viteve dhe duket një yll. Në disa foto të postuara në rrjete sociale Miley shfaqet me flokët kaf të errët, ngjyrë që vë më në pah tiparet e saj joshëse.

Këngëtarja me famë botërore,  ka eksperimentuar shumë me ‘look-un’ e saj ndër vite, ku disa herë e kemi parë me një model flokësh shumë të shkurtër e në disa të tjera të shkurtër e të çrregullt, si një ndryshim në fazat emocionale të jetës së saj.

Ndryshimi i fundit ishte i papritur, vetëm pak ditë pasi ajo publikoi këngën ‘Used to be Young’ ku përmes tekstit tregon hapat e karrierës së saj dhe vështirësitë që ka kaluar.

Image
Miley Cyrus

Nuk dimë nëse ky ndryshim në ‘look-un’ e saj lidhet me gjendjen e saj emocionale, por dimë të themi se na ka kthyer pas në kohë, në Miley-n e vjetur që luante në serialin e ‘Disney’ ‘Hannah Montana’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat