E mbuluar me gjak dhe me lot në sy, çfarë i ndodhi këngëtares së njohur amerikane

Mediale Vip

E mbuluar me gjak dhe me lot në sy, çfarë i ndodhi këngëtares së njohur amerikane

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 14:19
Nicole Scherzinger

Këngëtarja dhe aktorja njohur Nicole Scherzinger është shfaqur e mbuluar me gjak gjatë performancës së saj në West End, Sunset Boulevard.

E emocionuar dhe me lotë në sy, 45-vjeçarja u ngjit në skenën e “The Savoy Theatre”, të hënën, ndërsa kishte veshur një fustan të zi dhe gjaku i rremë që i rridhte përpara.

Roli i ri i Nicole shënon rikthimin e saj në skenë, tetë vjet pasi ajo u nominua për çmimin “Olivier” për portretizimin e Grizabella në Cats.

Image
Nicole Scherzinger

Sipas The Sun, shefat e teatrit kanë punësuar fituesen e shumë çmimeve, Ingrid Mackinnon për të ndihmuar Nicole që të përgatitet për skenat intime me aktorin Tom Francis në filmin e saj më të ri.

Një burim i brendshëm tregoi për The Sun se tashmë trajnerët janë të detyrueshëm në një film pasi aktorët duhet të ndihen të sigurtë në rolet e tyre.

Image
Nicole Scherzinger

“Në të kaluarën, njerëzit shfrytëzoheshin, me aktorët që kalonin kufijtë në skenë. Një trajner ndihmon për të siguruar që aktorët të mos përfitojnë me rolet e tyre, gjë që ndihmon në eliminimin e ngacmimeve seksuale në industrinë e argëtimit.”– tha burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat