Albion Shyti, muzikanti i krejt estradës

Mediale Vip

Albion Shyti, muzikanti i krejt estradës

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 17:01
Albion Shyti

Dihet tashmë që kombinimi i një këngëtari të mire me një muzikant të mirë sjell një super atmosferë në çdo vend.

E ky është realitet edhe i personazhit tonë, muzikantit të njohur Albion Shyti, ku mund të themi pa dyshim se është kolegu i krejt estradës, dhe luan e bashkëpunon me emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Albioni është vetëm 27 vjeç dhe ka lindur në Mitrovicë dhe e gjen kudo me tastierën e tij duke luajtur muzikën e bukur shqipe, ndërsa mësojmë se ai nuk është rastësish në muzikë , pasi edhe ka studiuar për të. Ai bashkëpunon për mbrëmje dhe dasma me këngëtarët më të njohur shqiptarë si: Teuta Selimi, Labinot Tahiri, Ermal Fejzullahu, Dani, Sinan Vllasaliu, Nadi, Blero, Mimoza Shkodra e shumë të tjerê, ndërsa është më i preferuari i tyre.

E vetë këngëtarët kur dëgjojnë emrin e Albionit e dinë se ai koncert apo gëzim familjar do të jetë unik. Sezoni ka mbaruar për këtë vit por angazhimet e tij me muzikë vazhdojnë kudo ku ka shqiptarë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat