Eneda Tarifa dhe Gent Lasku: E vërteta e lidhjes sonë

Mediale Vip

Eneda Tarifa dhe Gent Lasku: E vërteta e lidhjes sonë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 16:06
Eneda Tarifa dhe Gent Lasku

"Dua të arrij qetësinë e munguar. Shpresoj shumë që fati dhe rruga të më takojë me dikë që të ma sjellë këtë qetësi." - ka shprehur dikur Eneda për Revistën Class.

Së fundmi, Eneda Tarifa dhe Gent Lasku kanë folur për herë të parë për historinë e tyre të dashurisë.

Pas fotos së postuar npushimet në Santorini, çifti bëri publike marrëdhënien e tyre. Në një intervistë për “Aldo Morning Show”, Eneda dhe Genti ndanë disa detaje të historisë së dashurisë.

Ata kanë treguar që kjo është një dashuri e lindur nga një miqësi

"Kemi disa kohë bashkë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze"- u shpreh Eneda. 

Sipas Gentit dhe Enedës, marrëdhënia e tyre funksionon sepse në thelb qëndron gjithnjë dëshira për ta bërë diçka të funksionojë. 

Për të dy vështirësia ka qenë edhe nga presioni mediatik, lajmet e ndryshme që kanë qarkulluar duke aluduar për gjëra të paqena, ndaj çifti ka një përgjigje për të thënë të vërtetën e vet.

Eneda ka shprehur:

"Na kanë kryqëzuar, ne ishin thjesht dy njerëz të vetmuar...Që ishim ndarë me kohë, kjo është e vërteta e pastër (shton Genti)."

Kjo është ajo që ka rëndësi. Por edhe sikur të jetë ashtu, merruni more njerëz me gjërat tuaja. Është kaq e shkurtër jeta, kaq e thjeshtë nga një anë po aq sa edhe e vështirë." -ka përfunduar Eneda.

Drejt fundit të intervistës, Eneda ndau edhe një mesazh të thjeshtë, por domethënës referuar lumturisë:

"Ai mesazhi që unë dua të përcjell sot, është mos e vrisni mendjen për asgjë, bëni jetën tuaj, rëndësi ka…të jesh i lumtur se po e menduam ne lumturinë, atë mund ta transmetojmë dhe t’iu japim zemër edhe njerëzve të tjerë që akoma nuk i kanë bërë veprimet e tyre."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat