David Beckham publikon sërish imazhe duke e puthur vajzën e tij minorene në buzë – fansat vazhdojnë ta kritikojnë për këtë gjest

Mediale Vip

David Beckham publikon sërish imazhe duke e puthur vajzën e tij minorene në buzë – fansat vazhdojnë ta kritikojnë për këtë gjest

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 08:33
David Beckham me vajzen

David Beckham publikoi së fundmi një video në të cilën ai puthte vajzën e tij Harper, 12 vjeçe, në buzë, ndërsa ajo aplikoi makijazhin e tij gjatë Javës së Modës në Paris të enjten.

Teksa dyshja përgatitej për sfilatën e Victoria Secret në kryeqytetin francez, futbollisti publikoi videon në të cilën puthte vajzën e tij, shkruan DailyMail.

Për shumë vite, çifti Beckham kanë ndezur një diskutim të gjerë mbi dashuritë e tyre, me Davidin që disa herë ka publikuar imazhe që e tregojnë atë duke puthur vajzën e tij.

Image
David Beckham me vajzen

Familja ndodhet në Paris për të marrë pjesë në shfaqjen e tretë të “Victoria’s PFW” dhe përpara pasarelës, dyshja baba-bijë u panë duke u larguar nga hoteli i tyre në pamje të jashtme – me Davidin që kishte veshur sandale dhe Harper me taka.

Në vitin 2017, David, i cili është gjithashtu baba i Brooklyn, 24 vjeç, Romeo, 21 vjeç, dhe Cruz, 18 vjeç, u detyrua të mbronte vendimin e tij, duke këmbëngulur se ai dhe gruaja e tij Victoria janë ‘gjithmonë shumë të dashur’ ndaj pasardhësve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat