Fedez reagon mbi gjendjen shëndetësore

Mediale Vip

Fedez reagon mbi gjendjen shëndetësore

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 12:43
Fedez dhe Chiarra

Fedez ka thyer heshtjen pas disa ditësh dhe pas raportimeve se i është nënshtruar një operacioni urgjent.

Përmes një postimi në mediat sociale ai tha të premten se ishte në spital dhe stafi i kishte shpëtuar jetën pasi ulçera i shkaktoi hemorragji të brendshme të enjten, pas operacionit të kancerit pankreatik në mars të vitit të kaluar.

"Ndërkohë faleminderit për të gjitha mesazhet që po më dërgoni sepse mbështetja është gjithmonë e nevojshme në këto momente. Aktualisht jam i shtruar në spital për shkak të dy ulçerave që më kanë shkaktuar hemorragji të brendshme. Falë dy transfuzioneve të gjakut tani jam shumë më mirë. Falënderoj stafin mjekësor që më shpëtuan jetën”-shkroi ai në Instastory.Alarmi për gjendjen shëndetësore të artistit u ngrit në mëngjes (29 shtator) pas postimeve të Ferragni-t. 

Më 22 mars 2024, artisti iu nënshtrua një operacioni në Milano pas zbulimit të një tumori të rrallë neuroendokrin të pankreasit.  “Një nga ato që nëse nuk i kapni në kohë nuk është një shoqërues i këndshëm për ta pasur brenda trupit tuaj. Kjo është arsyeja pse" - shpjegoi Fedez - "më duhej të bëja një operacion  që zgjati gjashtë orë për të hequr një pjesë të pankreasit tim (përfshirë tumorin)."

Në frontin e kontrollit, majin e kaluar ai ndau lajmin e mirë të rezultateve të MRI me fansat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat