Oprah Winfrey tregon se nuk trajtohej mirë nga shitësit në dyqane kur ishte në mbipeshë

Mediale Vip

Oprah Winfrey tregon se nuk trajtohej mirë nga shitësit në dyqane kur ishte në mbipeshë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Moderatorja e njohur, Oprah Winfrey, ka folur sërish për ndikimin që kishte pesha e saj në shoqëri.

68-vjeçarja ka organizuar një panel “Oprah Daily: The Life You Want Class: The State of Weight”, ku diskutohet për krizën e mbipeshës dhe peshës së tepërt, e cila prek 2 miliardë të rritur në mbarë botën.

Ajo e zhvilloi diskutimin së bashku me specialistët e obezitetit Fatima Cody Stanford dhe Melanie Jay, psikologen Rachel Goldman dhe Sima Sistani, pronar i “WeightWatchers”.

Gjatë panelit, Winfrey u tha të pranishmëve: “Ju të gjithë e dini që kam qenë në këtë udhëtim për pjesën më të madhe të jetës sime. Pesha ime më e lartë ishte 107 kilogramë. Nuk e di nëse ka ndonjë person tjetër publik, që ka folur më shumë për luftën me peshën se unë”.

Ajo ka pohuar se çdo herë kishte folur për dietat e saj që ishin të shpeshta. Në një pjesë, Oprah theksoi se personat me mbipeshë gjykohen shumë, duke përmendur se më së shumti kishte vërejtur sjellje jo të mira ndaj saj nga shitësit në dyqane, shkruan People.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat