‘Prisja të mbyllej me një shtrëngim dore, por nuk ndodhi!’ Dojna Mema flet për largimin nga Top Channel

Mediale Vip

‘Prisja të mbyllej me një shtrëngim dore, por nuk ndodhi!’ Dojna Mema flet për largimin nga Top Channel

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 21:17
Dojna Mema

“Diplomatike!”- kështu e përshkruan Dojna Mema ndarjen e saj nga familja mediatike “Top Media” ku nisi karrierën e saj për të vijuar një rrugëtim 10-vjeçar.

Në një intervistë për “Prive”, moderatorja ka folur për herë të parë mbi largimin e papritur nga “Top Channel”. Emisioni i saj i fundit në median kombëtare ishte “Big Brother Fan Club 1”. Më pas, ajo u shkëput pasi u bë nënë për herë të parë, por në një dalje në “Goca e Gra” një vit më parë, moderatorja ngacmoi për një rikthim të mundshëm. Gjë që nuk ndodhi deri në këtë sezon.

Por, ky sezon e gjeti Dojnën në një tjetër dimension, në një emision investigativ “Piranjat”, të cilin ajo thotë se e ka dashuruar që e vogël kur e shihte në televizionet italiane. Moderimi i një emisioni të tillë ka qenë një ëndërr për të.

Me “Top Channel” thotë se nuk ka pasur një shtrëngim duarsh, siç ajo do donte, por nuk ngurron të shprehë mirënjohjen për median që i hapi dyert dhe i besoi kur ajo ishte veçse një studente.

Nuk ka ndodhur në formën siç unë do dëshiroja që të ndodhte. Unë besoj që në fund të ditës janë disa cikle që hapen dhe mbyllen. Një cikël u mbyll dhe u mbyll fiks ashtu siç unë e konsideroj “të denjë për tu mbyllur”, sepse u bë një 10-vjeçar. Prisja të mbyllej me një shtrëngim dore, nuk ndodhi ashtu. Megjithatë, jeta vazhdon përpara. Unë jam shumë mirënjohëse sepse ka qenë padyshim kompania që besoi tek unë, kur unë isha thjeshtë një studente.”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat